Producenti i filmit “Pirates of the Caribbean”, Jerry Bruckheimer ka në plan të ringjallë filmin e popullarizuar, por pa planifikuar rikthimin e aktorit Johnny Depp. Sipas mediave të huaja, në një intervistë, producenti Bruckheimer ka thënë se nuk do të mbështetet në kthimin e Depp në film. Ai zbuloi se është më e thjeshtë të gjesh njerëz të rinj sesa të presësh aktorë të caktuar. Bruckheimer ka deklaruar më parë se Depp nuk do të ketë mbështetjen për t’u kthyer në serinë e gjashtë të filmit.