Përmbytjet në disa zona të Nju Jorkut kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve dhe trenave. Shumë prej sistemeve të metrosë dhe autostradave të qytetit janë përmbytur duke e bërë të pamundur lëvizjen e qytetarëve.
Në Mamaroneck, një zonë në veri të qytetit, zyrtarët e urgjencës përdorën gomone për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në ndërtesa. Pavarësisht situatës së krijuar nga përmbytjet, shkollat publike të qytetit vijojnë të jenë të hapura edhe pse guvernatori Kathy Hochul shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Autoritet ndodhen në gatishmëri të lartë për të ndihmuar qytetarët.