Banorët në qytetin e Volos dhe ishullin Evia janë zhytur në errësirë pas përmbytjeve që kanë goditur Greqinë. Disa zona të shtetit fqinj janë ende duke u rimëkëmbur nga përmbytjet që shkaktuan 16 viktima në fillim të këtij muaji.
Shtëpitë dhe rrugët janë dëmtuar nga përmbytjet në Greqi vetëm disa javë pasi vendi u godit nga stuhia vdekjeprurëse ‘Daniel’.
Si pasojë e përmbytjeve të cilat u shkaktuan nga stuhia ‘Elias’ të paktën tetë fshatra u evakuuan gjatë së mërkurës, fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo të zhdukur. Banorët fajësojnë autoritet të cilët sipas tyre nuk kanë marrë masat e duhura për të parandaluar përmbytjet.