Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori Vladimir Prifti. Regjisori i mirënjohur me filmat që ka realizuar në kinematografinë shqiptare ndër vite ka marrë shumë vlerësime, dhe sot disa nga filmat më të suksesshëm shqiptarë mbajnë emrin e tij.
Vladimir Prifti ka një karrierë mbi 40-vjeçare në kinematografi si: regjisor, skenarist dhe producent.
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Udha e shkronjave”, “Era e ngrohtë e thellësive”, “Kush vdes në këmbë”, “Flutura në kabinën time” janë disa nga filmat më të njohur të realizuar nën drejtimin e tij. Regjisori Vladimir Prifti është Nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” për kontributin, që ka dhënë në kinematografinë.