Pak muaj më parë, Leatrice Eiseman, drejtore e Institutit Pantone Color njoftoi se kishte zgjedhur ‘Peach Fuzz’ si ngjyrën e vitit 2024, por kjo nuancë delikate pjeshke, në mes rozës dhe portokallisë, sigurisht nuk do të jetë e vetmja nuancë për t’u pritur me krahë hapur në gardërobë.
Nuancat pastel do të fusin një dozë të mirë feminiliteti dhe ëmbëlsie në gardërobë. Gjithashtu do të ketë një hapësirë për nuanca më të guximshme, duke filluar nga e kuqja që dominoi në 2023 dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në 2024.
5 nga ngjyrat më në trend të 2024-ës që do të dominojnë në muajt në vijim janë: grija, ‘Peach Fuzz’, e verdha pastel, blu bebeje, e kuqe në vishnje. Tashmë ju mbetet vetëm të bëni zgjedhjen tuaj..