Suksesi i merituar i balerinës shqiptare Adela Muçollari i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Primabalerina ka shkëlqyer në skenën e teatrit ‘Le Serre’, ku edhe është vlerësuar me çmimin “Premio Eccellenze Artistiche”, në edicionin e vitit 2024 të “Grugliasco in Danza”.
Arritjen e saj balerina shqiptare e ndau edhe me ndjekësit në llogarinë e rrjetit social Instagram ku shkroi:
“Një tjetër moment magjik në jetën time. Kënaqësi të vlerësohesha me çmimin “Premio Eçellenze Artistiche”. E nderuar të ndaja skenën me Kledi Kadiu dhe të mrekullueshmen Eleonora Abbagnato, Sabrina Bosco, Antonio Desiderio dhe shumë koleg të tjerë internacional. Thank you”, tha primabalerina.
Ky event vallëzimi zgjati për dy ditë dhe drejtuesit ndanë disa çmime, ku përveç Muçollarit, një prej tyre shkoi edhe për balerinin shqiptar Kledi Kadiu, i cili u vlerësua me ‘City of Grugliasco Award’.