Mbresëlënëse si gjithmonë në paraqitjet e saj publike! Dukesha e Uellsit, Kate Middleton u shfaq dje me një pallto blu dhe kapele të së njëjtës ngjyrë, teksa po ndiqte me familjen e saj shërbesën katolike të Ditës së Pashkëve, në Kishën e Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor.
Megjithatë, përkrahësit e saj të zjarrtë si dhe fotografët u habitën kur panë se thonjtë e dukeshës ishin ngjyrë të kuqe të errët, diçka që anëtarët e familjeve mbretërore nuk e kanë bërë më parë.
Shumë përdorues në Twitter u kujdesën që ta vënë në dukje këtë detaj e ndërsa kujtuan edhe faktin se Mbretëresha Elizabeth nuk preferonte ngjyrat e errëta në thonj pasi i konsideronte si vulgare. Kjo edhe sepse ngjyrat e errëta janë të ndaluara, bazuar në protokollin mbretëror të Britanisë.