Dronët ukrainas kanë arritur që të godasin një cisternë ruse e cila ndodhej 27 kilometra nga ura strategjike e Krimesë. Si pasojë e këtij shpërthimi u mbyll për disa orë qarkullimi në urën që lidh Krimenë me Rusinë.
Mediat vendase raportojnë se në ekuipazhin e anijes ndodheshin 11 persona dhe disa prej tyre u lënduan si pasojë e xhamave të thyer. Bëhet fjalë për një cisternë kimike SIG, e cila ishte nën sanksione sepse furnizonte me karburant forcat ruse që i erdhën në ndihmë regjimit të Bashar al-Asad gjatë luftës në Siri.
Sulmi i fundit në Detin e Zi erdhi një ditë pasi Ukraina njoftoi se kishte kryer një sulm me dron detar ndaj një luftanijeje ruse në bazën Novorossiysk në Rusinë jugore.
Numri i sulmeve në Detin e Zi është rritur nga të dyja palët që kur Moska u tërhoq nga një marrëveshje muajin e kaluar që lejonte eksportin e grurit ukrainas përtej Detit të Zi.
⚡️Photos from inside the tanker that was hit by a Ukrainian sea drone. One room is flooded by the looks of it. pic.twitter.com/l808mzphsJ
— War Monitor (@WarMonitors) August 5, 2023