Futbollisti i Al Nassr dhe përfaqësuesi portugez i futbollit Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë, njoftoi revista Forbes.
Ronaldo fitoi 136 milionë dollarë në 12 muajt e mëparshëm.
Futbollisti portugez është sportisti më i paguar në botë për herë të parë që nga viti 2017.
BBC kujton se Ronaldo u transferua te Al Nassr në fillim të vitit për më shumë se 200 milionë euro në sezon.
I dyti në listën e Forbes është futbollisti Paris St. Germaine Lionel Messi, i cili vitin e fundit ka fituar 130 milionë dollarë.
Bashkëlojtari i tij francez, Kylian Mbappe, është i treti me 120 milionë dollarë të fituar, ndërsa basketbollisti i Los Angeles Lakers, LeBron James është i katërti me 119.5 milionë dollarë.
Në vendin e pestë është boksieri meksikan Canelo Alvarez me 110 milionë dollarë.