Boksieri Florian Marku lajmëroi me anë të një postimi në Facebook, se ndeshjen e radhës do ta ketë në 25 gusht në stadiumin “Air Albania”.
Djaloshi nga Lushnja që ka bërë disa ndeshje të forta në Britaninë e Madhe duke u shndërruar në një nga sportistët më trendy për shqiptarët, nuk e zbulon kundërshtarin, duke shtuar kërshërinë e konfrontimit në ring.
Statusi i plotë i Florian Markut:
Po kthehem per te gjithe ju, ne mes te Tiranes. Ne daten 25 Gusht ju pres te gjitheve ne Air Albania. Faleminderit @boxxer dhe @skysportsboxing per besimin. dhe mbeshtetjen. Kundeshtari dhe info rreth biletave do dalin ket jave. Ju premtoj qe do jap shpirtin per tju bere krenar akoma dhe me shume duke u ngritur ne majat e botes…