Keni një fëmijë të sapolindur dhe po planifikoni pushimet verore, por jeni në dilemë nëse mund të shkoni në plazh me bebin tuaj? Mjekët pediatër paralajmërojnë se foshnjat nën katër muajsh nuk duhet të lahen në det.
Imuniteti i foshnjave deri në këtë moshë nuk është zhvilluar si duhet për t’u siguruar mbrojtje dhe ata mund të sëmuren duke i futur në det.
Por ata shtojnë se pasi fëmija të mbushë gjashtë muajsh, mund ta merrni me vete e ta lani në det.
Kujdesi që duhet të tregoni në varësi të moshës së bebit:
Bebet 6-12 muajsh:
Foshnjat që ende nuk kanë mbushur një vjeç nuk duhet të kalojnë më shumë se 15 minuta në det.
Bebet 18 – 36 muajsh:
Fëmijët nga 18 muaj deri në 3 vjeç këshillohet të kalojnë 20 deri në 40 minuta në det.
Kini parasysh që në çdo rast duhet të aplikoni krem mbrojtës në lëkurën e bebit, të zgjidhni rroba të përshtatshme për verën dhe t’i mbani në çadër gjatë orëve të pikut.