Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Narges Mohammadi ka nisur një grevë urie, pasi iu ndalua marrja e kujdesit mjekësor së bashku me të burgosurit e tjerë.
Ata protestuan kundër vendosjes me detyrim të shamive. Greva e urisë së Mohammadit rriti presionin mbi teokracinë e Iranit për burgosjen e saj, një muaj pasi iu dha Nobeli për vitet e saj të aktivizmit.
Një tjetër aktiviste e burgosur, Nasrin Sotoudeh ka nevojë për kujdes mjekësor, por duket se dhe asaj i është mohuar.