Pas fitores së zgjedhjeve të parakohshme, Aleksandër Vuçiç , akuzoi se një vend i rëndësishëm (pa përmendur emër), ka ndërhyrë në procesin zgjedhor.
Në një prononcim për mediat, Vuçiç theksoi se autoritetet në Beograd po punojnë për të dënuar shtetin që u përpoq të influenconte votën. Vuçiç shtoi se Parlamenti do të konstituohet dhe se partia më e madhe në vend duhet të ndryshojë pjesërisht veten.
“Autoritetet tona shtetërore po përgatisin një deklaratë të rëndësishme me shkrim për ndikimin e një vendi të rëndësishëm në zgjedhjet në Serbi, deri më tani në mënyrën më brutale. Besoj se për dhjetë ditë deri në Vitin e Ri do të përfundojë dhe më pas para Krishtlindjeve Ortodokse do të mund të udhëzojmë të gjithë botën të shohë se si kryhet kjo lloj ndërhyrje në proceset që duhet t’i përkasin një vendi sovran. Parlamenti do të konstituohet shumë shpejt dhe është e nevojshme që partia më e madhe në vend të marrë një vendim për të ndryshuar pjesërisht veten. Aty ka njerëz të mrekullueshëm, por edhe nga ata që nuk e meritojnë besimin e popullit”, tha presidenti i Serbisë.