Hegjemonia e Interit dhe Bayern Munich në Kupën e Botës vijon edhe në Katar. Dy gjigantët e futbollit Europian do kenë futbollistë në finalen e madhe për herë të 11-të radhazi. Praktikisht të paktën një futbollist në 40 vitet e fundit të këtyre dy klubeve kanë luajtur edhe raundin final të kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik.
Lautaro Martinez, pjesë e Interit do të vesh fanellën e Argjentinës këtë të dielë, teksa përballë do të ketë treshen e Bayern Munich, Lucas Hernandes, Dayot Upamecano dhe Benjamin Pavard, në radhët e Francës, ku synohet titulli i tretë për kombëtaret përkatëse. Në fakt tradita e Bayern dhe Interit në finalen do të vazhdonte në cilindo nga katër skuadrat gjysmëfinaliste. Edhe nëse Kroacia apo Maroku do të kishin arritur në finale, do të kishte përfaqësues të bavarezëve dhe zikaltërve, Brozoviç në njërën anë dhe Mazraoui në anën tjetër.
Lautaro Martinez nuk e ka të sigurt vendin e titullarit te Argjentina për shkak të mungesës së formës dhe një performance fantastike të Alvarez. Ndërsa, tek Franca treshja e Bayernit ka luajtur rolin e saj, Upamecano është titullarë në prapavijë, ndërsa Pavard ia dha vendin e tij Jules Kunde, teksa Lucas Hernandes u plotësua nga vëllai i tij, Theo, për shkak të një dëmtimi. Por pavarësisht verdiktit final, tashmë të gjithë ata kanë shkruajtur emrin në librat e historisë./ Klan News