Futbollistët e Sevilla-s dhe Roma-s do të luajnë sonte (nga ora 21:00) ndeshjen finale të Europa League në stadiumin Puskas Arena të Budapestit.
Fituesi i këtij dueli do të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve Evropian sezonin e ardhshëm, dhe finalja do të thyejë një traditë të pathyeshmërisë – lojtarët e Sevillas nuk kanë humbur asnjëherë në finalet e Ligës së Evropës, ndërsa trajneri i Romës, Jose Mourinho nuk është mposhtur asnjëherë në finale të çdo kompeticioni evropian për klube.
Sevilla ka fituar gjashtë herë Ligën e Evropës në vitet 2006, 2007, 2014, 2015, 2016 dhe 2020 dhe klubi spanjoll nuk ka humbur asnjëherë në finale të këtij kompeticioni.
Në karrierën e tij si trajner, Mourinho fitoi Champions League me Porton dhe Inter, dhe Europa League me Porton dhe Manchester United, ndërsa sezonin e kaluar triumfoi në Ligën e Konferencave me klubin roman.