Filmi “Truman Show” me protagonist Jim Carey mishëroi një epokë të re për televizionin. I xhiruar në vitet 1998, Truman është një burrë që vendoset në qendër të historisë, i cili tregon të gjithë jetën e tij të filmuar.
Edhe sot, historia vijon të mbetet prezente dhe aktuale.
“Mirëmëngjes, dhe në rast se nuk të shoh… mirëdita, mirëmbrëma dhe natën e mirë!”. Truman Burbank i luajtur nga aktori Jim Carrey i përshëndet me gëzim fqinjët e tij gjatë transmetimit.
Një komedi-dramë psikologjike satirike fantastiko-shkencore, i një burri që jeton një realitet të sajuar nga producentët televizivë ndikoi në publikimin e tij. Në vitet e mëvonshme, filmi vjen si një realitet prezent në jetët tona në të gjithë botën.
I zgjedhur për t’u shfaqur që nga lindja, jeta e Truman është dokumentuar me 5000 kamera të vendosura në të gjithë “qytetin e tij të lindjes” në ishullin Seahaven. Kamerat transmetojnë jetën e tij e cila arriti një shikueshmëri prej të 1.5 miliardë personash.