Mijëra tifozë iu bashkuan futbollistëve të kombëtares së Spanjës për të festuar në Madrid fitimin e Ligës së Kombeve. “Furia e kuqe” triumfoi në finale kundër Kroacisë 4-5 me penallti.
E udhëhequr nga kapitenët Jordi Alba, Alvaro Morata dhe Rodri Hernandez, skuadra ua ofroi trofeun tifozëve që morën pjesë në eventin emocionues.
Futbollistët e kombëtares spanjolle u pritën edhe nga Mbreti Felipe i Spanjës për të nderuar ekipin që fitoi titullin e parë në një dekadë. Iberikët fituan në gjysmëfinale kundër Italisë në edicionin e tretë të kompeticionit.
Ndërkohë që në finale kundër Kroacisë barazuan pa gola në kohën e rregullt, por ishin më të saktë nga pika e bardhë e 1 metërshit.