Federata e Futbollit e Spanjës tha se do të ndërmarrë veprime ligjore për të mbrojtur presidentin e saj, Luis Rubiales, edhe pse ai po përballet me një stuhi kritikash për puthjen në buzë që i dhuroi Jenni Hermosos, pas fitores së Spanjës në Kupën e Botës për femra.
Në një deklaratë, federata tha se do të tregonte me fakte se Hermoso ka gënjyer.
Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll tha se do të ndërmerrte veprime ligjore për të mbrojtur nderin e Rubiales.
Ky i fundit puthi në buzë Hermoson futbollisten spanjolle pasi ekipi fitoi Kupën e Botës për Femra.