Federata Braziliane e Futbollit ka shkarkuar nga detyra trajnerin e përkohshëm të Brazilit, Fernando Diniz. Institucioni brazilian i futbollit tha në një deklaratë se presidenti Ednaldo Rodrigues informoi 49-vjeçarin se dëshironte të “përparonte në procesin e zgjedhjes së një trajneri të përhershëm”.
Vendimi i federatës braziliane erdhi pak ditë pasi Carlo Ancelotti që shikohej si njeriu që do të ulej në stol, vendosi të rinovonte me Real Madridin deri në 2026.
Diniz u ul në stol në korrik, ku firmosi një kontratë 1 vjeçare. Në 6 takime në kualifikueset e Kupës së Botës, verdhejeshilët fituan 1 herë e barazuan 1 herë. Ndërsa drejtoi verdhejeshilët, ai udhëhoqi Fluminenses drejt fitimit të Copa Libertadores në nëntor.
Rodrigues ka vendosur që të emërojë një trajner të përhershëm, pasi Gjykata e Lartë e Brazilit vendosi që ai dhe zëvendësit e tij të riktheheshin në detyrë. Kandidati kryesor për t’u ulur në stol është tekniku i Sao Paolos, Dorival Junior, me Rodrigues që ka pasur kontakt me presidentin e São Paulo, Julio Casares sipas mediave braziliane.
Klubi brazilian nuk preferon që ta lërë teknikun e vet të lirë dhe i ka kërkuar Federatës që të paguajë 920 mijë dollarë për prishjen e kontratës.