“Fate The Winx Saga”, i zhanrit dramë, aventurë, fantazi erdhi në shtator të këtij viti me sezonin e dytë duke shkaktuar reagime, si nga ana e fansave, ashtu edhe e kritikëve. Sezoni i dytë solli risi në serial me karaktere të reja dhe ngjarje të paparashikueshme dhe mbajti para ekranit me mijëra ndjekës dhe adhurues të tij.
Bazuar në filmin e animuar Winx Club, disa nga karakteret dhe rrjedhja e ngjarjeve mbetet e përafërt megjithatë është krijuar një version i ri me shumë kujdes nga shkrimtarët Brian Young dhe Iginio Straffi. Kritikët janë shprehur se ky sezoni i ri ka pasur hapësirë për përmirësime nga sezoni i kaluar, por suporti i fansave ka qenë vendimtar në suksesin e padiskutueshëm të tij.
Por a do të ketë vazhdimësi seriali aq i dashur për publikun?
Në fakt Netflix, kompania prodhuese, nuk ka bërë një datë publike apo një prenoncim në lidhje me kastin e ri, që do të kemi një sezon të 3-të. Kjo shton dyshimet se ndoshta seriali do të mbarojë me kaq sezone, megjithëse episodi i fundit la një hapësirë të madhe dyshimesh.