E ardhmja mbetet ende një mister dhe lamtumira e Cristiano Ronaldos nga Manchester United mund të ndodh edhe për një tjetër shkak. Shorti play-off i Europa League e vendosi klubin anglez kundër Barcelonës, rivalin që Ronaldo e ka hasur shumë shpesh vitet e fundit. Sfidat e muajit shkurt mund ta gjejnë United edhe pa Ronaldon në fushë.
Portugezi do të luajë ndeshjen e tij të 35, gjithmonë në zbret në fushë, me bilancin që flet totalisht në favor të katalanasve. Me fanella të rënda si ato të Real Madrid, Juventus e Manchester United, Ronaldo ka fituar 10 sfida, 9 kanë përfunduar në barazim dhe 15 humbje. Megjithatë, Ronaldo ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 3 asiste në këto përplasje, shumicën prej të cilave rival kishte dhe kundërshtarin e tij më të madh, Lionel Messi.
Përveç Ronaldos, shorti rikthen sërish si rival në “Camp Nou” mesfushorin brazilian, Casemiro. Lojtari i transferuar së fundmi në “Old Trafford” do luajë një rol të rëndësishëm te “djajtë e kuq”, të cilët synojnë eliminimin sa më të shpejtë të një kundërshtari për trofeun si Barcelona.