Kosova befasoi Zvicrën duke i marrë 1 pikë në përballjen mes tyre të shtunën në Prishtinë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Sfida u mbyll në barazim 2-2 ku vendimtar ishte Vedat Muriqi me golat e tij.
Fillimisht shënoi Frojler në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Dardanët ishin më kërkues. Muriqi barazoi në 1-1 rezultatin në minutën e 65’, por Rrahmani shkaktoi autogol në të 79’, duke kthyer në avantazh Zvicrën.
Muriqi realizoi sërish në shtesë duke gëzuar tifozët e shumtë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” duke vendosur barazimin 2-2.