Kosova abonohet me barazimet në grupin I kualifikues të Euro 2024. Dardanët shpërdoruan mundësinë për të marrë pikë të plota, duke barazuar pa gola 0-0 me Rumaninë. Në takimin e zhvilluar në Prishtinë, përfaqësuesja e Giresse gjeti rrugën drejt rrjetës, por festa e Zhegrovës u ndërpre për pozicion jashtë lojë. Pas këtij barazimi Kosova ka 3 pikë dhe renditet në vendin e tretë.
Test i lehtë për Francën. “Gjelat” mposhtën 3-0 Gjibraltarin në transfertë për të marrë fitoren e tretë në po kaq ndeshje, teksa ruan të paprekur portën. Giroud, Mbappe dhe një autogol i vendasve i dha fitoren Francës, që kryeson grupin B me 9 pikë të plota. Fitore shënoi edhe Greqia, 2-1 ndaj Irlandës, për të mbajtur hapin e Francës, me helenët që gjenden në vendin e dytë me tre pikë më pak.
Me pikë të plota u largua edhe Anglia nga transferta e Maltës. “tre luanët” triumfuan 4-0, në një takim që u vulos që në pjesën e parë. Apap, Alexandër Arnold dhe Harry Kane dërguan anglezët në dhomat e zhveshjeve me aventazhin e trefishtë, ndërsa golin që hipotekoi fitoren mban firmën e Wilson. Pas tre takimesh, Anglia kryeson grupin C me 9 pikë. Në këtë grup, humbje pësoi Maqedonia e Veriut, 2-3 përballë Ukrainës. Në takimet e tjera të së premtes mbrëma, Zvicra triumfoi 2-1 ndaj Andorrës, Danimarka fitoi kundër Irlandës së Veriut, ndërsa Turqia mposhti Letoninë.