Vetëm 2 ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 14 maj, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka vizituar Shqipërinë.
Zyrtari i lartë amerikan ka takuar kryeministrin Edi Rama, një takim që zgjati 20 minuta e ndërsa më pas ai do i drejtohet Presidencës ku do të takojë presidentin Bajram Begaj. Ndërkohë nga opozita pritet që të takohet me kreun e komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin e Jorida Tabakun.
Hera e fundit që Escobar vizitoi Tiranën ishte në prillin e vitit të kaluar kur ai shoqëronte ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit për çështjet europiane dhe euroaziatike, Karen Donfried.