Ernest Muçi ‘zhbllokohet’ këtë sezon me Legian e Varshavës. Sulmuesi shqiptar realizoi golin e vetëm në humbjen 1-2 që polakët pësuan ndaj Austrisë së Vjenës. I hedhur në fushë nga stoli, Muçi iu nevojiten rreth 30 minuta për të gjetur rrjetën. Krosimi nga e majta e sulmit të Legias gjeti në zonë ish-lojtarin e Tiranës, i cili kërceu dhe me kokë mposhti portierin kundërshtarë.
Një gol mjaft i bukur dhe që mban gjallë shpresat e Legias për të vijuar rrugëtimin në Conference League. Legia synon të përfaqësohet këtë sezon në UEFA, dhe konkretisht në grupet e Ligës së Konferencës. Përballja me Austria Vjenës vlen për turin e tretë kualifikues, raundi i fundit para atij play-off. Ky ishte goli i parë për Muçin këtë sezon në gjashtë sfida të luajtura.