Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se nuk pret më asgjë nga Bashkimi Evropian. Ai deklaroi se unioni e ka lënë Turqinë pas dere për 40 vite.
“Ne i kemi mbajtur të gjitha premtimet që ia kemi bërë BE-së, ndërsa ata nuk e kanë përmbushur pothuajse asnjë zotim”, tha Erdogan para fillimit të sesionit të ri parlamentar në Ankara.
Ky zemërim i Erdoganit vjen pas një vendimi të Gjykatës Evropiane për të Drejtat të Njeriut, e cila kritikoi Turqinë për dënimin e një mësimdhënësi pas rebelimit më 2016.