Pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, deputetë e PD-së, u mblodhën për të diskutuar se si do të vijojnë aksionin e tyre politik.
28 deputetë ishin të unifikuar në rikonfirmimim e Enkelejd Alibeajt si kryetar grupi dhe kërkuan që ai të ketë një rol më aktiv dhe më vendimmarrës në lidhje me punën e grupit.
Lefter Gështenja ftoi deputetët e grupit të PD-së që nuk kanë mbështetur Berishën që të diskutojnë në një darkë informale për aksionin e Grupit Parlamentar të PD-së.
Deputeti i Lefter Gështenja mësohet se kishte kontaktuar 34 deputetë për t’u bërë pjesë e takimit, por në mbledhje morën pjesë fizikisht 20 ligjvënës, ndërsa siç bëjnë me dije burimet, 8 të tjerë kishin konfirmuar se mund të konsiderohen pjesë e mbledhjes, por për shkak se ishin jashtë vendit në rast të çdo vendimi kanë konfirmuar online përmes aplikacionit të “whatsapp”.
Surpriza në këtë takim ishte pjesëmarrja e disa deputetëve që deri më sot nuk kishin marrë pjesë në mbledhje si Flutura Açka, Agron Gjekmarkaj apo Helidon Bushati
Deputetët që kanë konfirmuar mos ndryshimin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, duke rikonfirmuar Enkelejd Alibeajn në krye të grupit:
Merita Bakiu, Salaudini Jakupllari, Andia Ulliri, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi, Flutura Açka, Helidon Bushati, Ferdinand Xhaferri, Eralda Bano, Saimir Korreshi, Dashnor Sula, Lefter Geshtenja, Agron Gjekmarkaj, Zheni Gjergji, Kastriot Piroli, Dhurata Cupi, Bledion Nallbati, Ramadan Likaj, Ilda Dhori, Kreshnik Collaku, Orjola Pampuri, Flamur Hoxha, Arbi Agalliu, Emilja Koliqi, Alfred Rushaj, Fatjon Veizaj, Lulzim Basha
Nuk kanë shprehur qëndrim për shkak se nuk kanë qenë dje në mbledhje deputetët:
Tomor Alizoti, Grida Duma, Ervin Salianji, Zef Hila, Greta Bardeli, Lindita Metaliaj, Xhelal Mziu