Kalimi me gomone i kanalit të “La Manshit” nga ana e emigrantëve shqiptarë, nuk është problemi i vetëm që shqiptarët i shkaktojnë Britanisë së Madhe, pasi frika më e madhe është konvertimi i tyre në kontingjent kriminal.
Media britanike TheTelegraph raporton se edhe kriminelët shqiptarë të akuzuar dhe dënuar kryesisht për trafik droge, të çilët deportohen nga Britania e Madhe, rikthehen sërish aty fshehurazi. Sipas qeverisë dhe policisë britanike të paktën pesë shqiptarë të njohur si kriminelë të rrezikshëm, të çilët janë deportuar nga Britania e Madhe pasi ishin dënuar si të përfshirë në përplasje me armë, janë rikthyer sërish në ishull.
Megjithatë, ata janë arrestuar sërish duke kryer vepra kriminale dhe janë dënuar për të dytën ose më shumë herë nga Britania e Madhe. Njëri prej tyre mbetet i lirë ndërsa ndaj tij është lëshuar një urdhër-arresti pas një përplasje me armë që rezulton se e ka kryer në Shqipëri
Rikthimi i kriminelëve shqiptarë në Britani, vjen pak kohë pas ministrja e Brendshme angleze Priti Patel, nënshkroi një marrëveshje të re me qeverinë shqiptare për deportimin e kriminelëve të rrezikshëm dhe emigrantëve të paligjshëm.
Ndërkaq, një numër në rritje i shqiptarëve po i drejtohen kontrabandistëve për të hyrë për në Angli, ku në 10 emigrantë që hyjnë në Angli, katër prej tyre janë shqiptarë.
Kriminelët shqiptarë përfaqësojnë grupin më të madh të të huajve në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, me më shumë se 1500 të burgosur.
“Kriminelët e huaj të deportuar që tentojnë të kthehen në Britani nuk duhet të kenë asnjë dyshim se do të përballen me peshën e plotë të ligjit. Tani përmes Aktit të Kombësisë dhe Kufijve, pjesë e Planit të Ri për Emigracionin, ata do të përballen me një dënim maksimal prej pesë vjetësh, nga 6 muaj”, shprehet një zyrtar i ministrisë së Brendshme.
Një kriminel shqiptar i çili u kthye fshehurazi në Britaninë e Madhe pas dëbimit, jetoi i lirë për vite të tëra, por më në fund u kap me dy armë të mbushura si dhe me kanabis në vlerë 70 mijë paund.
Mauricio Myftaraj është dënuar me 15 vjet burg për armëmbajtje pa leje dhe përplasje me armë si dhe për trafik droge. Kur policia bastisi shtëpinë e tij, gjetën gjithashtu 40 fishekë, municione të tjera dhe 20 mijë çash.
Myftaraj u deportua në vitin 2015 dhe iu ndalua kthimi pasi u burgos tre vjet më parë për përplasje me armë zjarri. Ai arriti të kthehej ilegalisht dhe vazhdoi të bënte pjesë në krimin e organizuar.
Një tjetër shpërndarës droge në krimin e organizuar shqiptar, si Xhenson Duka, u kap me kokainë në vlerë prej më shumë se 10 mijë paund si dhe një thikë me vete.
Ai u burgos për tre vjet në Maidstone Crown Court dhe pas dënimit ai është deportuar.
Flogert Farruku, i çili u gjet u kap duke punuar në një fermë kanabisi prej 60 mijë paund ishte deportuar më parë pasi ishte kapur duke bërë saktësisht të njëjtin aktivitet. Ai tani është burgosur edhe një herë dhe sërish përballet me deportim pas lirimit të tij.
Arjan Kikija, një emigrant i paligjshëm i përfshirë në trafikun e drogës, i çili tashmë ishte deportuar u rikthye për të jetuar në Basildon. Ai u përpoq të mashtronte policinë me një letërnjoftim fals teksa mbante fshehur një Taser në xhepin e palltos së tij. Ai u burgos për më shumë se dy vjet pasi u kap me dokumente dhe armë paralizuese.
Ai u deportua për herë të dytë. 33 vjeçari Gramos Tota i çili u arrestua në Britaninë e Madhe në gusht të vitit 2020 pasi kërkohej nga Shqipëria për përplasje me armë. Ai u la i lirë në Mbretërinë e Bashkuar pasi magjistratët e Londrës vlerësuan se Tota kishte vuajtur dënimin ndërsa ishte në paraburgim për çështjen e ekstradimit.
Bandat shqiptare që kanë dominuar tradicionalisht në trafikimin e kokainës po merrem kryesisht edhe me tregun e fermave të kanabisit. Ata shfrytëzojnë ligjet e Britanisë së Madhe mbi skllavërinë moderne për të shmangur ndjekjen penale.
Hetuesit thonë se shqiptarët kanë arritur një shkallë të lartë profesionalizmi në kultivimin e kanabisit duke zhvendosur vietnamezët si burimin kryesor të drogës të prodhuar në vend.
Kur policia bastis ndërtesat e papërdorura ose pronat e banimit që kultivojnë fermat e kanabisit, rojet e shtëpive të barit shpesh pretendojnë se janë viktima të trafikimit dhe shfrytëzimit për të shmangur ndjekjen penale dhe dëbimin.