Që në momentin që Elon Musk bleu Twitter, platforma po kalon disa momente të vështira. Pushimi nga puna i shumë prej punonjësve, bojkotimi i Twitter i nga të famshmit duket se ka bërë që të humbet besimi tek platforma.
Elon Musk i ka bërë të ditur stafit të Twitter se ata duhet të angazhohen për të punuar me orë të gjata ose përndryshe të largohen nga kompania. Në një email drejtuar stafit, pronari i ri i firmës së mediave sociale ka bërë të ditur se punëtorët duhet të pajtohen me zotimin nëse duan të qëndrojnë, raporton Washington Post .
Sipas Musk, arsyeja pse kompania po humbet 4 milionë dollarë në ditë është sepse punonjësit nuk punojnë me përkushtim.