Lëvizje të çuditshme po ndodhin së fundmi në Twitter. Pas ditës së djeshme kur pronari Elon Musk njoftoi punonjësit se duhet të punojnë me orë të zgjatura, ditën e sotme ai ka vendosur që të mbyllë përkohësisht zyrat.
Sipas asaj që raporton BBC zyrat do të rihapen të hënën më 21 nëntor.
Ende nuk janë bërë të qarta shkaqet që e kanë çuar Musk deri në këtë vendim i cili ka krijuar konfuzion tek përdoruesit e Twitter. Këta të fundit nuk e dinë nëse platforma do të jetë aktive këto ditë që ai ka vendosur të mbyllë zyrat.
Më herët gjatë këtij muaji, Twitter ka bërë të ditur se do të zvogëlojë numrin e punëtorëve për 50 për qind. Para se Musk të merrte kontrollin e Twitterit, kompania ka pasur rreth 7.500 punëtorë. Punonjësit kanë postuar në Twitter duke përdorur hashtagun #LoveWhereYouWorked dhe një emoji përshëndetëse për të treguar se po largoheshin nga firma.