Vangelis Zampounis, 44 vjeç, është ekzekutuar me 81 plumb në Athinë. Ngjarja ka ndodhur pranë karburantit në pronësi të 44-vjeçarit në Neo Kosmos.
Ai njihej me nofkën “Zambon”, i akuzuar si drejtues i një grupi kriminal vrasësish me pagesë. Në vitin 2018, “Zambon-it” iu bë një atentat ku shpëtoi.
Autorët e vrasjes dyshohet se kanë qenë tre persona të cilët kanë hipur në një Lexus luksoz të parkuar përballë karburantit në pronësi të tij, në kryqëzimin e rrugëve Frantzis dhe Ilias Ilios dhe e qëlluan me tre kallashnikovë.
Mjeti në të cilin ndodhej 44-vjeçari u bë “shoshë” nga plumbat, ndërsa siç duket autorët kanë pasur informacion për itinerarin e viktimës dhe janë siguruar që të mos shpëtojë nga atentati.