Reuters ditën e sotme ka publikuar një artikull ku ngrihet shqetësimi se Italia mund të përballet me thatësira ekstreme çka mund të sjellin problematika të mëdha, si në mjedis ashtu edhe tek njerëzit.
Sipas ekspertëve, disa nga shenjat që Italia do të përballet me këtë problematikë është fakti se gjatë stinës së dimrit temperaturat kanë qenë shumë të larta dhe se në majat kryesore të Italisë, nuk ka rënë as gjysma e reshjeve që bie çdo vit. Shkencëtarët shkojnë edhe më tej, duke parashikuar se Venecia mund të përballet me tharje të kanaleve çka do të bënte të pamundur lëvizjen me gondola dhe do të kishte dëme shumë të mëdha ekonomike duke qenë se qyteti vizitohet çdo vit nga mijëra turistë.
Po ashtu, lumi më i gjatë i Italisë, i cili rrjedh nga Alpet në veriperëndim deri në Adriatik, ka 61% më pak ujë se normalja në këtë periudhë të vitit.
“Ne jemi në një situatë deficiti uji që është krijuar që nga dimri i 2020-2021. Na duhen 50 ditë shi në rajonet veriperëndimore”, shprehen ekspertët.