Hëna dhuroi mbrëmjen e kaluar një shfaqje spektakolare teksa ndodhi një eklips total i cila nuk do të përsëritet më për më shumë se dy vitet e ardhshme. Ky fenomen ka bërë që mijëra njerëz të dalin në rrugë dhe të shkrepin foto të Hënës.
Eklipsi i plotë ishte më i dukshëm në Amerikën Veriore dhe Qendrore, Azi, Paqësor, Australi dhe Zelandën e Re. Fenomeni i eklipsit të plotë të Hënës njihet edhe me termin ‘Hëna gjak’. Gjatë një eklipsi e vetmja dritë e diellit që arrin në Hënë kalon nëpër atmosferën e Tokës duke i dhënë hënës nuancë të kuqërremtë. Ndryshe nga një eklips diellor, eklipsi hënor shijohet nga kudo që hëna është e pranishme gjatë natës.
Ky është eklipsi i dytë total i hënës që ka ndodhur këtë vit. I pari ndodhi në 15 dhe 16 maj 2022 ndërsa hera tjetër që Toka, Hëna dhe Dielli do të rreshtohen në këtë mënyrë do të jetë 14 Mars 2025.