Pas paraqitjes së mirë të Partizanit në Champions League, mbrëmjen e sotme është radha për tre skuadrat tjera shqiptare për të debutuar në Kupat e Europës. Për herë të parë në këtë turne merr pjesë Egnatia. Rrogozhinasit sfidojnë Ararat në transfertë në orën 17:00, ku do tentohet një rezultat pozitiv. Pas Egnatias është radha e Tiranës për të testuar forcën në Europë.
Bardheblutë presin në stadiumin kombëtar “Air Albania” Dinamo Batumi. Ndaj gjeorgjianëve, nënkampionët kërkojnë ta nisin me këmbë të mbarë. Në transfertën e largët të Irlandës së Veriut debuton në Europë këtë sezon Vllaznia. Shkodranët sfidojnë në 20:45 Linfjeld.