Përgatitjet e ethshme për ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles III janë duke u zhvilluar dhe çdo ditë po publikohen informacione se cili prej yjeve britanikë do të jetë i pranishëm. Tom Cruise ka anuluar një xhirim të tërë për të marrë pjesë në Westminster Abbey më 6 maj, por artistë si Adele dhe Ed Sheeran nuk bëjnë pjesë në këtë listë, pasi ato kanë refuzuar.
Sipas revistës OK, Mbreti Charles u kishte sugjeruar organizatorëve disa emra artistësh që do të dëshironte të merrnin pjesë në koncert dhe të këndonin, mes të cilëve ishin edhe Adele dhe Ed Sheeran.
Mirëpo, dëshira e Charles nuk do të realizohet, pasi Ed Sheeran dhe Adele refuzuan propozimin zyrtar të Pallatit. E ndërsa Sheeran kishte një justifikim për refuzimin, Adele nuk e ka pasur një të tillë. Sipas raportit, Sheeran do të jetë në Teksas për koncerte në atë kohë dhe nuk mund të ndryshojë orarin e tij, ndërsa Adele e refuzoi ofertën pa arsye.
Ekipi i Pallatit iu drejtua të dy artistëve, por mori një përgjigje negative. “Ata janë titanë të industrisë së muzikës dhe të dy janë britanikë. Është turp”, tha një burim në të njëjtin publikim.