Pas vitesh në Spanjë duke luftuar edhe për të dalë në fushë, e lëre më për të performuar, Eden Hazard po mendohet për një rikthim në Angli. Burime bëjën me dije se Crystal Palace është të interesuar.
Sipas burimit, klubi londinez është gati t’i ofrojë 32-vjeçarit belg një kontratë një vjeçare.
Hazard ka luajtur më parë në Angli për Chelsea, nga viti 2012 deri në vitin 2019. Hazard luajti 352 ndeshje për blutë, në të cilat shënoi 110 gola dhe dha 92 asistime.