Ed Sheeran nuk ka bërë plagjiaturë. Pas tre orësh seancë, gjykata vendosi që këngëtari nuk e ka kopjuar këngën e Marvin Gaye të vitit 1973, “Let’s Get It On”, për hitin e tij të vitit 2014 “Thinking Out Loud”.
“Më duket sikur e vërteta u dëgjua dhe e vërteta u besua” tha Sheeran pas vendimit të gjykatës. “Është mirë që ne të dy mund të vazhdojmë me jetën tonë tani – është e trishtueshme që u desh të vinte deri këtu”, vijoi ai.
Trashëgimtarët e bashkë-shkrimtarit të Gaye në hit, Ed Tounsend, kishin ngritur një padi e ku kërkonin dëmshpërblim pasi pretendonin se kënga e Sheeran kishte “elemente të përbashkëta të dukshme” dhe “ngjashmëri të habitshme” me “Thinking Out Loud”. Vetë Sheeran e mohoi duke thënë se nëse kjo gjë konfirmohej atëherë do hiqte dorë nga muzika. Për fat nuk ndodhi.