Pas një skaneri të bërë 3D, Alice Hart -Davis, një 35 vjeçare në Britani të Madhe ka mbetur e shokuar. Ndonëse kishte 4 vite që nuk bënte më fillersa në fytyrë, ajo ende kishte 35 ml acidit hialuronik (HA).
Thuhet gjithnjë se këto mbushje dermale ishin trajtime të përkohshme, që zgjasin jo më shumë se një vit para se të zhyteshin në trup dhe të zhdukeshin në mënyrë të efektshme. Mirëpo, kjo nuk është e vërteta që zbuloi e reja. Ndonëse kishin kaluar 4 vite, ajo ende vijon t’i ketë në fytyrë.
Ajo që është më tronditëse në këtë histori për Dr. Mobin Master, janë rastet kur me idenë se këto fillera zhduken brenda 1 viti, ato rimbushen dhe pas një kohe krijohet një fryrje e pashpjegueshme në fytyrë.
‘Ndoshta e pashë për herë të parë këtë çështje në mes të vitit 2019. Kjo ndodhi kur kirurgët kozmetikë filluan t’i dërgonin pacientët tek unë duke pyetur nëse ënjtja përreth syve ishte pasojë e mbushësve të vjetër. Dhe, po, ‘shumë nga këto raste treguan mbetje të mbushësve, disa prej të cilave ishin bërë edhe para 12 viteve.
‘Sigurisht, ishte e habitshme. Kuptimi i përgjithshëm është se acidi hialuronik dermal mbushës është i përkohshëm dhe duhet të vetë-shpërbëhet gjatë një periudhe, më së shumti, dy vjet. Nga kërkimet e mia, veçanërisht në mes të fytyrës dhe rreth syve, mbushësi duket se zgjat shumë më shumë sesa prisnim në fillim”, tha ai.
Nuk dihet nëse kjo sjell pasoja për shëndetin, por për doktorin, fakti që për personat që iu kanë mbetur në fytyrë për 12 vite dhe nuk ka pasur asnjë reaksion, është një lajm i mirë.
Ai e mbyll me një mesazh.
“Është kaq e rrënjosur në mendje se mbushësit treten pas një viti, por kjo nuk është e vërtetë. Psikologjikisht, njerëzit mendojnë se nuk është e mundur sepse mbushësit e HA shiten si një xhel natyror që shpërbëhet dhe shpërndahet nga trupi dhe ky tregim është shumë i fuqishëm”, tha ai.
Prandaj, duhet menduar 2 herë kur vendosni të bëni mbushje në fytyrë, duke menduar përtej rolit estetik që ato kryejnë.