Një person ka plagosur me thikë në një park 7 të tjerë, mes tyre edhe 6 fëmijë të vegjël. Sipas mediave franceze, agresori është një azilkërkues sirian. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Annecy në alpet franceze. Mediat nuk kanë bërë ende të ditur se si është gjendja shëndetësore e të plagosurve.
Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin shkroi në Twitter se fajtori është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.