Moti është “çmendur” në Zvicër. Pas valës së të nxehtit, Zvicra tashmë është përballur me reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje balte.
Së fundmi, disa qytete janë zbardhur nga bora, fenomen i pazakontë pas të nxehtit që goditi thuajse të gjitha vendet e botës.
“Temperatura pati një rënie, brenda katër ditëve. Të enjten, termometri i stacionit lexoi 31.2 °C. Sot në orën 11.15 ishte 0.5 °C,” raportoi shërbimi i motit MétéoSuisse në platformën X.
Shumë qafa malore në Alpe, si Gotthard dhe Zimblon, kanë mbetur të mbyllura sot, për shkak të reshjeve të shiut që nisën mbrëmjen e së premtes. Shërbimet e trenave u anuluan në disa zona për shkak të rrëshqitjeve të dheut.