Dëshira e një turisti për t’u fotografuar pranë një prej kuajve të rojes mbretërore jashtë Pallatit Buckingham pati një përfundim që askush nuk e kishte pritur.
Siç shihet edhe në video kali ka kapur bishtin e gruas që po pozonte dhe kjo e ka trembur jo pak atë.
Kjo nuk është hera e parë që një kalë i rojeve mbretërore përfshihen në incidente të tilla.
Megjithatë, nëse shqetësoheni për mosreagimin e rojës, kjo është pjesë e detyrës së tyre. Anëtarët e gardës në Angli nuk duhet të flasin apo buzëqeshin kur janë në detyrë, por ata kanë të drejtë të flasin vetëm kur ndihen të bezdisur.