Në të ardhmen e afërt bimët do te jenë ndriçuese. Duket e çuditshme dhe e pamundur, por kjo gjë pritet të jetë një normalitet në të ardhmen. Kështu llambat apo ndriçimi i kopshteve e oborreve mund të kursejë energji dhe dekori do të jetë totalisht natyral.
Bimët ndriçuese do të bëhen të tilla falë biologjisë sintetike, ku sipas një eksperimenti të fundit ka rezultuar efikas, duke përdorur genin e disa kërpudhave në një bimë të gjelbër në një apartament.
Studimi është publikuar në revistën Science Advances dhe është rezultat i punës së kompanisë ruse Planta, që ka nisur edhe prodhimin e një bime që lëshon dritë të ngjashme me atë të hënës dhe së shpejti pritet të dalë në shitje nga kompania amerikane ‘Light Bio’ që ka marrë pjesë edhe në punën kërkimore.
Prova të tilla ishin realizuar edhe më parë, me përdorimin e 5 geneve të ndryshme, ndërsa kësaj here procesi është më i thjeshtë, pasi është përdorur një gen specifik i ri, që edhe ndriçimin e bimës e ka rritur 100 herë në krahasim me eksperimentet e mëparshme.