Punimet e rrugëve pa cilësi në Tajvan kanë bërë që të regjistrohet një episod gati i pabesueshëm.
Duket të jetë një ditë e zakonshme në një rrugë mjaft të qetë dhe askush nuk mund ta parashikonte që kjo do të ndodhte. Papritur, në rrugë hapet një gropë e madhe duke bërë që një makinë tip Tesla Model Y të zhytet në gropë pothuajse 3 metra të thellë.
Tesla bie anash dhe qëndron aty derisa më në fund vjen një vinç për ta marrë.
Sa i përket arsyeve pse ka ndodhur e gjithë kjo, thuhet se është shkaktuar nga ujërat nëntokësore.
Megjithatë, autoritetet lokale po hetojnë këtë çështje, pasi ky është incidenti i tretë i ngjashëm në pak muaj.
Gjithashtu duhet thënë se automjetet elektrike janë zakonisht shumë të rënda, veçanërisht ato të mëdha dhe luksoze, gjë që krijon probleme të shumta.
注意左下角 pic.twitter.com/TWmnixOnR9
— 夜行貓頭鷹 (@NOTonlywater) April 27, 2023