Në verë disa prej nesh kanë probleme me gjumin, për shkak edhe të temperaturave të larta. Po ashtu, edhe zgjatja e ditës ndikon në regjimin e gjumit, çka bën që të ndryshojë orari kur ne flemë.
Mirëpo, ka disa mënyra që mund t’iu bëjnë të flini më rehat gjatë verës.
Fillimisht duhet të mbani një regjim strikt oraresh dhe kjo vlen për zgjimin, po ashtu edhe për kohën kur do të shkoni për të fjetur.
Qëndroni të freskët
Gjatë natës mundohuni ta mbani temperaturën e dhomës të freskët në mënyrë që të mund të flini më qetë. Temperatura ideale për të fjetur rehat është 18 gradë Celsius.
Mësoni si të relaksoheni
Kur jeni të stresuar e në ankth gjumi e keni thuajse të pamundur të flini. Relaksimi i plotë i trupit besohet se është mënyra më e mirë për të fjetur më shpejt dhe më gjatë. Mësoni të zbrazni mendjen nga mendimet negative.
Flini në errësirë
Kur të shtriheni për të fjetur eliminoni të gjithë burimet e dritës në dhomë. Sidomos kur drita është artificiale si televizori apo telefoni. Kjo vlen edhe për dritën natyrale të mëngjesit, pasi sipas ekspertëve orët më të mira të gjumit janë në mëngjes.