Në rast se do t’i referohemi ilaçit më të thjeshtë që bën mrekulli: një gotë ujë të ngrohtë çdo mëngjes.
Një dozë H2O në ditë, veçanërisht në mëngjes menjëherë pas zgjimit, ndihmon në dhënien e lëndëve ushqyese në të gjithë trupin, rregullon temperaturën e trupit dhe eliminon toksinat nga trupi, sipas Klinikës Mayo.
Është shumë e sigurt të konsumosh të paktën 1 deri në 2 gota ujë kur zgjohesh për të aktivizuar mekanizmin tretës, por siç theksojnë ekspertët, vetëm uji nuk mjafton për një ditë të shëndetshme. Është e nevojshme të konsumohen ushqime të larta në fibra të tilla si frutat, perimet, bishtajoret dhe drithërat e plota.
Me limon apo pa?
Për shumë veta është e mërzitshme të pinë ujë të thjeshtë. Nga ana tjetër, specialistët lejojnë që limoni të shtohet, pasi vitamina C e dimë se sa e mirë është për shëndetin.