Një gjykatë në Barcelonë ka autorizuar që t’i bëhet autopsia ish-Presidentit të Angloës, José Eduardo dos Santo, i cili ndërroi jetë të premten pasi familja e tij pretendoi se iu është bërë komplot për ta vrarë.
Vajza e tij, Tchize dos Santos, kishte kërkuar që të atit t’i bëhej autopsia. Sipas saj, armiqtë politikë nuk dëshironin që ai të mbështeste opozitën në zgjedhjet e ardhshme në Angolë.
Dos Santos, 79 vjeç, ishte në Spanjë për trajtim mjekësor dhe vdiq pas një arresti kardiak. Ai kishte qëndruar në pushtet për 38 vite kur dha dorëheqjen në 2017.
Avokatët e familjes Dos Santos kanë denoncuar gjithashtu kërkesën e qeverisë së Angolës për ta kthyer trupin atje për një funeral shtetëror, kundër dëshirës së shprehur të ish-presidentit për t’u varrosur privatisht në Spanjë.
Ai raportohet se kishte frikë se fëmijët e tij nuk do të mund të udhëtonin në Angola për të marrë pjesë në funeral apo për të vizituar varrin e tij. Vdekja e ish-presidentit mësohet se ka përkeqësuar marrëdhëniet midis familjes së tij dhe qeverisë së Angolës.
Një nga vajzat e tij, Isabel dos Santos, është akuzuar për keqmenaxhim dhe përvetësim të fondeve publike kur ajo drejtonte firmën shtetërore të naftës, Sonangol. Ajo i ka mohuar akuzat dhe thotë se është objektiv i përndjekjes politike.
Isabel dos Santos raportohet se është gruaja më e pasur e Afrikës dhe i është ndaluar hyrja në SHBA për korrupsion.
Presidenti João Lourenço, i cili u zgjodh si pasur nga vetë nga Dos Santos dhe është nga e njëjta parti, MPLA, ka mohuar akuzat se qeveria kishte ndonjë lidhje me vdekjen e ish-presidentit.
Lourenço deklaroi se qeveria e Angolës kishte për detyrë të organizonte një funeral shtetëror për liderin e vendit.
Dos Santos, i cili ishte vetëm 37 vjeç kur u vendos në krye të shtetit, do të mbahet mend për përfundimin e një lufte civile të gjatë në fillim të viteve 2000. Lufta zgjati 27 vjet dhe shkatërroi vendin.
Rreth 500.000 njerëz raportohet se kanë vdekur gjatë konfliktit. Por ai është akuzuar për korrupsion dhe shkelje të të drejtave të njeriut gjatë kohës së qëndrimit në pushtet.