Gjithmonë është një ide e mirë që në mbrëmje të shijoni një film, në shoqëri të mirë dhe pa dyshim kokoshka. Mirëpo, a ju ka rastisur ndonjëherë që kokoshkat nuk kanë qenë ato që ju keni menduar apo do donit të shijonit?
Kjo sepse ju bëni disa gabime kur i përgatisni, të cilat po jua themi ne dhe se si t’i rregulloni.
Këtu janë disa gabime klasike që bëjmë të gjithë dhe si t’i shmangim ato:
Madhësia e tenxheres
Një gabim që kemi bërë të gjithë është përdorimi i një tenxhere shumë të vogël. Sa më e vogël të jetë tenxherja, aq më shumë ka të ngjarë që kokoshkat të ngjiten në fund…
Kapak
Pa kapak, harrojini kokoshkat. Nëse dëshironi t’i hani dhe jo t’i ndiqni në të gjithë kuzhinën, atëherë duhet të përdorni një tenxhere me kapak.
Sasia e vajit
Për të bërë kokoshka ju duhet një lugë gjelle vaj ose një lugë çaji gjalpë, që të mos ngjiten dhe gjithashtu të mos notojnë në vaj.
Sheqeri dhe kripa
Për të marrë rezultatin e dëshiruar, hedhim sheqerin dhe kripën kur kokoshkat të jenë të nxehta dhe pak para se t’i vendosim në enën e servirjes.