Një familje ukrainase që i iku tmerrit të raketave ruse, është kthyer në shtëpi pas katër muajsh dhe janë surprizuar pasi kanë gjetur qenin e tyre, që iu desh ta braktisnin duke pritur për ta në rrënojat e shtëpisë.
Kateryna Tytova tha se ishte një mrekulli që qeni i tyre “husky siberian”, i quajtur Belyi i mbijetoi granatimeve dhe mbeti i gjallë duke kërkuar ushqim në rrënoja.
“Në mes të tmerrit të shënjestruar nga Rusia dhe nxitimit tonë të dëshpëruar për t’u larguar, na u desh të merrnim vendimin therës për të lënë pas Belyin. Nuk është asgjë më pak se një mrekulli që ai mbijetoi pa ne. Ai po priste me durim sikur të kishim dalë në dyqane, në vend që të ishim larg për muaj të tërë pasi vrapuam për të shpëtuar jetën tonë. Unë qaj kur shoh atë që ka mbetur nga qyteti ynë tani. Por të qenit gjallë e Belyit ndihet si një dhuratë dhe diçka pozitive për t’u kapur teksa përpiqemi të rindërtojmë jetën tonë të shkatërruar.”, tha Kateryna.
Ajo e gjeti qenin 9-vjeçar duke pritur besnikërisht në pragun e pronës së tyre të shkatërruar dhe ky ishte lajmi i vetëm i mirë mes shkatërrimit në Hostomel në Ukrainën veriore.
Qyteti mbajti valën fillestare të pushtimit të Vladimir Putin, ndërsa makineria e tij e luftës synoi aeroportin e rëndësishëm strategjik të Hostomel.
Imazhi i tmerrshëm i Katerynës dorë për dore me vajzën pesëvjeçare Tajisia teksa shmangnin një sulm ajror rus bëri xhiron e mbarë botës dhe ishte në faqen e parë të The Sun në mars.
Ata u arratisën me bashkëshortin e saj Olexandr, 35 vjeç dhe djalin Makar, dhjetë vjeç. Familja qëndroi me miqtë në Vinnytsia, në Ukrainën perëndimore-qendrore, derisa ishte e sigurt të kthehej pasi Rusia tërhoqi forcat e saj.