Kombëtarja shqiptare ka edhe dy kundërshtarë të fundit në ndeshjen kualifikuese të vlefshme për një vend në finalet ee EURO 2024.
Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në transfertë me Moldavinë më 17 nëntor, ndërsa më 20 nëntor Kombëtarja do të presë në stadiumin ‘Air Albania’ përfaqësuesen e Ishujve Faroe.
Kuqezinjtë nisin grumbullimin të hënën. Trajneri Sylvinho ka thirrur 24 lojtarë dhe ka vendosur të mos bëjë ndryshime në portë, mbrojtje e mesfushë.
E vetmja risi është rikthimi i Arbnor Muçollit në radhët e kuqezinjve. Armando Broja do t’i mungojë sërish kombëtares, e po ashtu edhe Enea Mihaj.