Shumica e njerëzve janë dakord se është mirë të bëni një dush të ngrohtë ose të zhyteni në një banjë të nxehtë për t’u çlodhur, por gjithnjë e më shumë njerëz po bëjnë të kundërtën. Tani, preferojnë që më mirë të gjejnë qetësi në ujë të ftohtë, si një mënyrë për t’u relaksuar.
Ekzistojnë gjithashtu disa prova për të mbështetur përfitimet shëndetësore të dushit të ftohtë.
Ndihmon në rënien nga pesha
Ekspozimi ndaj të ftohtit përshpejton humbjen e yndyrës. Përveç indit dhjamor të bardhë, në trup ka edhe ind dhjamor kafe dhe i ftohti vepron pikërisht mbi të.
Forcon sistemin imunitar
Duke qenë se dushi i ftohtë përshpejton metabolizmin, aktivizon edhe sistemin imunitar, i cili çliron qelizat e bardha të gjakut që luftojnë kundër viruseve.
Na ndihmon të përshtatemi më mirë me të ftohtin
Hulumtimet kanë treguar se ata që kalojnë më shumë kohë në të ftohtë mund t’i tolerojnë kushtet e ftohta shumë më mirë.